Mbretëria e Bashkuar raportoi të shtunën 621 vdekje të reja nga COVID-19 në spitale, vendbanime dhe shtëpi , duke e çuar numrin e vdekjeve në 28.131 që prej fillimit të pandemisë.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 105.937 teste për të zbuluar sëmundjen, më shumë se 100,000 për ditën e dytë radhazi, me të cilën janë zbuluar 4.806 infeksione të reja, njoftoi në një konferencë shtypi Ministri Britanik për Qeverisjeve Lokale, Robert Jenrick.
Edhe pse Mbretëria e Bashkuar tashmë ka kaluar kulmin e epidemisë, masat distancuese sociale do të duhet të vazhdojnë edhe për një kohë të gjatë, argumentoi Jenrick.
Jenny Harries, zëvendës këshilltari mjekësor i Anglisë, vuri në dukje se numri i pacientëve të shtruar në spital është ulur me 13% në javën e kaluar.
Ai gjithashtu këmbënguli që një nga kushtet thelbësore për të filluar heqjen e izolimit të popullatës është që rreziku i një valë të dytë që mund të kërcënojë sistemin shëndetësor. /Telegrafi/