Britania regjistron rritje të vdekjeve nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe ka regjistruar 587 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Këto shifra janë cilësuar si rekord rastesh gjatë ditëve të fundit.

Autoritet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 21.088 persona, duke regjistruar në total mbi 3.8 milionë raste.

Britania e Madhe deri më tani ka shënuar mbi 106.000 të vdekur nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar deri tani mbi 8.9 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinën anti-Covid.

Në anën tjetër, Italia ka regjistruar 237 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar me Covid-19 11.252 persona.

Italia është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Deri më tani, Italia ka regjistruar mbi 88.00 të vdekur dhe mbi 2.5 milionë të infektuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme