Rregullatori i ilaçeve në Britani po nxit njerëzit të vazhdojnë të marrin vaksinën anti-COVID “AstraZeneca”, pavarësisht zbulimit se shtatë persona në Britaninë e Madhe kanë vdekur nga mpiksjet e gjakut pasi morën vaksinën.
Agjencia Rregullative e Barnave dhe Kujdesit Shëndetësor në Britani ka thënë se nuk ishte e qartë nëse vaksina po shkakton mpiksjen dhe se “rishikimi rigoroz i raportit të Britanisë së Madhe të llojeve të rralla dhe specifike të mpiksjes së gjakut është në vazhdim”.
Megjithëse agjencia shtoi se shtatë njerëz kishin vdekur si rezultat i zhvillimit të mpiksjes së gjakut, por nuk zbuloi ndonjë informacion në lidhje me moshat e tyre ose kushtet shëndetësore.
Në total, MHRA ka thënë se kishte identifikuar 30 raste të ngjarjeve të mpiksjes së gjakut nga 18.1 milionë doza “AstraZeneca”. Rreziku i lidhur me këtë lloj mpiksje gjaku është “shumë i vogël”, sipas MHRA-së.
Shqetësimet mbi vaksinën “AstraZeneca” tashmë kanë shtyrë disa vende duke përfshirë Kanadanë, Francën, Gjermaninë dhe Holandën të kufizojnë përdorimin e saj për njerëzit e moshuar.