Britney Spears thyen heshtjen, flet për thashethemet

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Britney Spears më në fund e ka thyer heshtjen.

Këngëtarja ka folur për thashethemet se ajo po mbahet në një qendër rehabilitmi për shëndetin mendor  kundër dëshirës së saj dhe se familja e saj po merr kërcënime me vdekje.

Ylli i muzikës pop, që po merr trajtim për shëndetin mendor, e ka pranuar se situate e saj është “unike”, por ka insistuar se gjithçka është në rregull.

“Doja thjesht t’iu përshëndesja sepse gjërat që po thuhen për mua kanë dalë jashtë kontrollit. Wow!!!”.

“Ka pasë thashetheme se familja dhe stafi im janë kërcënuar me vdekje – janë thënë kaq shumë gjëra të çmendura”, ka thënë ajo në një postim në Instagram.

Spears ka siguruar të gjitha fansat e saj se ajo po e bën atë që është më e mira për të, në këtë moment të jetës së saj.

“Dashuria dhe përkushtimi juaj është i jashtëzakonshëm, por ajo çfarë unë kam nevojë në këtë moment është pak privatësi që të mund t’i bëj ballë të gjitha vështirësive që I kam në jetën time tani”, ka shkruar ajo poshtë një video në këtë rrjet social.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme