Brnabiq: Vuçiq është i stresuar për çështjen e Kosovës, nuk ka fjetur me netë të tëra

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur pasi u raportua se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.  Ajo për mediat serbe ka thënë se Vuçiqin e ka kapur një grip.

Ndër të tjera, Brnabiq ka thënë se Vuçiq është stresuar edhe për çështjen e Kosovës.

“Ai nuk po pushon, mund ta them. Do të doja që ai të pushonte edhe pak. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë, nuk mendoj se ai ka fjetur për net të tëra. Atë e ka kapur një grip. Imuniteti i është dobësuar, natyrisht nga gjithë ky stres”, tha Brnabiq për Happy TV.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme