Kryeministrja serbe fton sërish Kosovën të bashkohet në “Open Ballkan”

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka ftuar publikisht sërish Kosovën që t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur” apo njohur ndryshe si “Open Ballkan”.

Madje ajo tha se ftesë për t’iu bashkuar Ballkanit të Hapur sjellë një përfitim të pabesueshëm prej saj.

“Qytetarët që jetojnë në rajon do të përfitojnë vërtetë shumë nga kjo iniciative”, tha Brnabiq.

Sipas saj thirrja për t’iu bashkuar Ballkanit të Hapur është gjithnjë e hapur, duke theksuar se kjo iniciativë përkrahet nga Beogradi, Shkupi dhe Tirana, e që u jep të rinjve mundësinë të qëndrojnë në rajon, të shohin më shumë mundësi punësimi.

Në takimin i cili u drejtua edhe nga zyrtarët e NATO-s si dhe ambasadori zviceran në Beograd, Brnabiq tha se Ballkani i Hapur është një nismë ekskluzivisht rajonale që parashikon lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.

Duhet përkujtuar që Kosova vazhdon të kundërshtojë të bërit pjesë e Ballkanit të Hapur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme