Brovina: Gratë e dhunuara gjatë luftës kanë nevojë për trajtim gjinekologjik e psikologjik

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 14:55 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në mbledhjen e mbajtur shqyrtoi raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit për drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Besa Baftiu nga LVV, kryetare e këtij komisioni tha se lejimi i abortit nën moshën 16 vjeçare që është si rekomandim i Avokatit të Popullit ajo tha se nuk ka statistika se ku bëhen këto aborte dhe sa bëhen.

“Ne si deputet dhe si anëtarë të komisionit për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale në të ardhmen do t’i diskutojmë kur është çështja tek aborti ku kërkohet prej zyrës së Avokatit të Popullit, është si rekomandim që abortet të bëhen edhe nën moshën 16 vjeçare, mirëpo sa janë këto relevante dhe sa ka statistika ku bëhen këto, sa bëhen, ne si komision do të diskutojmë në të ardhmen lidhur me këtë, ku ne kemi ligjin për abortin i cili specifikon rreth kësaj çështje”, tha Baftiu.

Flora Brovina nga PDK tha se kur është bërë Ligji për shëndetësi ka pas mungesë të specialistëve pediatër të mjekësisë shkollore ku ajo tha se ende mungojnë mjekët shkollorë dhe mjekët në shkolla.

“Ne kemi ligje por duhet zbatimi i saktë i tyre dhe këtu hyn edhe ligji për abortin, kur është aprovua ka qenë mjaft rigoroz, dhe ka qenë kompatibil me ligjet e tilla të Bashkimit Evropian  dhe kjo ka qenë pyetja A do të mundemi të zbatojmë si duhet, nëse themi ka aborte ilegale duhet të kemi shifra të sakta, jo vetëm të themi në mënyrë paoshalle, se kaherë ka kaluar ajo kohë kur mund të flasim për mendime paoshalle”.

“Në ligjin për shëndetësi e kam theksuar vërejtjen që kam pas për ligjin, ka qenë mungesa e specialistëve pediatër të mjekësisë shkollore dhe këtu mungojnë mjekët shkollorë dhe mjekët në shkolla, jo vetëm të shëndetit reproduktiv dhe edukimit seksual të fëmijëve, por edhe për shkak të shfaqjes së dukurive tjera nëpër shkolla siç është përdorimi i drogave”, tha Brovina.

Ajo tha se ndaj grave të dhunuara gjatë luftës nuk nevojitet vetëm kompensim, por edhe trajtim psikologjik dhe gjinekologjik.

“Ndaj grave në kohën e luftës që nuk është numër i vogël që kanë nevojë për trajtim të veçantë, këtu duhet të ja tërheqim vërejtjen edhe ministrisë se nuk është vetëm të kompensohen ato gra por kanë nevojë për trajtim edhe psikologjik dhe nevojë për trajtim gjinekologjik për sëmundjet seksuale”.

Enver Hoti, nga Nisma për Kosovën tha se Avokati i Popullit ka kërkuar më të drejtë që në këto çështje  të trajtohen.

“Nëse ne e kemi trajtuar këtë çështje, a jemi këtu kur kërkon avokati, a duhet me ju qas me pas një ndryshim ligjor. Unë mendoj që edhe në praktikë nëse ne shikojmë ka kapak interieri të kompetencave, ka mos qartësi të kompetencave të nivelit lokal edhe kur ofrohen këto shërbime, prandaj unë mendoj që Avokati i Popullit ka kërkuar më të drejtë që në këto çështje edhe çështje të tjera brenda këtij dokumenti që e ka ofruar që duhet të trajtojmë dhe t’i qasemi sepse ne jemi ata që duhet të ndërhyjmë edhe në ndryshimin e dokumenteve”.

Haxhi Avdyli, LDK, tha se raporti është përmbledhje e të gjitha shqetësimeve dhe të gjithë akterëve.

“…ky raport është një raport shumë pozitiv, një përmbledhje e gjitha shqetësimeve dhe të gjithë akterëve që mund të jenë, unë e shoh si pozitiv që ka ardhur kjo çështje, që janë çështje e rëndësishme për shëndetin riprodhues dhe shëndetin nënave, është raport i bazuar në opinion dhe jo ne evidencë”.

Të ngjashme