Bashkimi Evropian e bëri të qartë se vendosja e taksës nga ana e Prishtinës për 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës shkel dispozitat e marrëveshjes së Cefta-s, tha sot në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kociançiq. Ajo theksoi se Brukseli pret nga sekretariati i Cefta-s dhe të gjitha palët të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar respektim të kësaj marrëveshje.
Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha se Brukseli ka të drejtë të kërkojë nga Kosova të shfuqizojë vendimin pasi “BE-ja monitoron zbatimin e gjitha angazhimeve të bëra nga partnerët në rajon si dhe marrëveshja e CEFTA-s është shtyllë e bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perendimor”.
Kacijannciç nënvizoi se vendimi i Kosovës për taksën, nuk është në frymën e Marrëveshjes së asociim stabilizimit të cilën autoritetet në Prishtinë e kanë nënshkruar me Komisionin Evropian.
“Serbia dhe Kosova janë ankuar shumë herë për atë që ndodh në marrëdhëniet midis tyre, dhe ne e kemi theksuar se këto çështje rregullohen përmes dialogut, për të cilin BE-ja ende është e gatshme të ndihmojë” tha Kocijanciç.
Ajo kërkoi nga të dyja palët të ndalojnë provokimet e tilla dhe të përqëndrohen në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve pa parakushte të mëtejshme.