Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisionari i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, kanë përshëndetur zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë.
“BE është e gatshme të mbështesë punën e Qeverisë, si dhe të opozitës, në mënyrë që të zbatohen të gjitha pjesët e Marrëveshjes së Përzhinës”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Mogherini dhe Hahn kanë shfaqur shpresën se partitë parlamentare do t’i lënë dallimet mënjanë dhe do të punojnë bashkërisht në agjendën e reformave, nga të cilat do të përfitojë e gjithë Maqedonia. “Kjo është e rëndësishme për rikthimin e vendit në rrugën evropiane – proces të cilin qytetarët e duan dhe e meritojnë”, kanë thënë Mogherini dhe Hahn. Departamenti amerikan i Shtetit ka uruar kryeministrin Zoran Zaev dhe shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë së re.
Zëdhënësi i departamentit Nauert ka thënë se Shtetet e Bashkuara si mik dhe partner i Maqedonisë, presin të punojnë me Qeverinë e re e cila duhet të përpiqet të përmbushë aspiratat euroatlantike të vendit, duke u bazuar në reforma urgjente që forcojnë sundimin e ligjit, pavarësinë gjyqësorit, lirinë e mediave dhe llogaridhënien e Qeverisë. Edhe ministri për Evropë i Britanisë, Sër Alan Duncan i uroi Maqedonisë për progresin pozitiv pas krizës politike afatgjate.
“I urojmë Maqedonisë për formimin e qeverisë së re. Kjo është mundësi që i tërë shteti të bashkohet për interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe rajonit më të gjerë. Ne do të bashkëpunojmë me qeverinë e re gjatë implementimit të reformave urgjente, veçanërisht në përforcimin e sundimit ligjor dhe përgjegjësisë dhe në realizimin e progresit ndaj qëllimit të integrimit më të shpejtë në institucionet Euro-Altantike”, thuhet në njoftimin nga ambasada britanike. Edhe Gjermania ka uruar vendin për formimin e Qeverisë së re.
Duke u nisur nga ajo që Qeveria tash me vendosmëri do të qaset në zbatimin e reformave urgjente për tejkalimin e krizës politike dhe për vendosjen e dinamikës së re në integrimet euroatlantike të vendit. Detyrat janë të qarta, përforcimin e sundimit të së drejtës, lirisë së shprehjes dhe mediave, zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinës dhe forcimin e punës së Prokurorisë Speciale Publike. Në njoftim thuhet se Gjerman do të jetë partner i sigurt i Shkupit.