Si një tigër pa dhëmbë e ka cilësuar Brukselin kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun.
Këto akuza ai i ka bërë pasi po pretendon se BE-ja nuk po reagon për mos-zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit.
Drecun deklaroi se Prishtina po pret që Asociacionin ta formojë në kohën kur pritet të arrihet edhe një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.
“Brukseli reagon si një tigër pa dhmëbë. Ata nuk kritikojnë dhe nuk reagojnë. Prishtina vazhdimisht njofton se janë të gatshëm të flasin për zgjidhjen përfundimtare, por ata më shumë përqendrohen në formimin e Ushtrisë”, deklaroi Drecun.
Sipas tij, Kosova po tenton të përfitojë në kohë me marrëveshjen për bashkësinë e komunave me shumicë serbe.
“Ata pop resin zgjidhjen përfundimtare, dhe nëpërmjet kësaj të pranohet pavarësia. Ata tregojnë se të gjitha këto po vonojnë zbatimin e Asociacionit”, deklaroi Milovan Drecun.
Ai gjithashtu pati kritika edhe për sulmet sipas e pretenduara sipas tij, ndaj serbëve të Kosovës.
Drecun vlerëson se në fazën finale të dialogut ka presione të shumta nga Amerika.
“Natyrisht ne po hjmë në fazën finale për një marrëveshje. Ka presion të madh nga Amerika, por kur kërkoni një ide për marrëveshje, ata nuk dijnë ta shpjegojnë”, deklaroi Milovan Drecun.
Ndryshe afati i fundit nga BE-ja për Kosovën për ta paraqitur statutin e Asociacionit është 4 gushti.