Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një komunikate për medie ka shprehur përkrahjen për Sindikatën e Zjarrfikësve lidhur me protestën e paralajmëruar të mbahet nesër, përmes së cilës kërkohet: Që të rregullohet statusi i tyre juridik; Të sigurohet vija buxhetore dhe të nivelizohen pagat më shërbimet tjera emergjente; Te kompensohen për punën jashtë […]
BSPK-ja përkrah protestën e paralajmëruar të Sindikatës së Zjarrfikësve

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një komunikate për medie ka shprehur përkrahjen për Sindikatën e Zjarrfikësve lidhur me protestën e paralajmëruar të mbahet nesër, përmes së cilës kërkohet:
- Që të rregullohet statusi i tyre juridik;
- Të sigurohet vija buxhetore dhe të nivelizohen pagat më shërbimet tjera emergjente;
- Te kompensohen për punën jashtë orarit, ndërrimin e natës, punën e vikendeve dhe ditëve të festave;
- Të kompensohen shërbimet mjekësore nga lëndimet në vendin e punës;
- Të kenë pajisje të duhura për ta kryer punën e tyre ngase pajisjet momentale janë tejet minimale dhe çdo ditë rrezikohet siguria dhe shëndeti i tyre në punë etj.
“BSPK shpreh keqardhje për zvarritjet e tilla që i janë bere kësaj kategorie të punëtorëve në zgjedhjen e çështjeve shumë esenciale që lidhet më të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës si dhe me diskriminimin e deritanishëm që u është bërë zjarrfikësve, ndaj kërkon nga institucionet relevante që sa më shpejtë të reflektojnë në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të punëtorëve.
“BSPK do të jetë gjithmonë zëri i punëtorëve dhe në përkrahje të sindikalistëve për realizmin e qëllimeve sindikale”, thuhet në komunikatë.











