Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) e ka përkrahur idenë e organizimit të një sistemi gjithëpërfshirës dhe të drejtë të pagave në sektorin e Administratës Publike.
“Dallimi i shprehur për punëtorët e institucioneve të ndryshme tëradhitura tepër ulëta dhe jo në meënyrë meritore sipas rangimit të këtij Projektligji për paga, ka ngjallur pakënaqësi të Federatat/Sindikatat e ndryshme si pjesë përbërëse të BSPK-së”, thuhet në njoftimin e BSPK-së.
BSPK-ja e ka përkrahur grevën e Sindikatës së Judikaturës për rritje pagash të paralajmëruar që do të mbahet nesër.
Gjithashtu BSPK-ja i ka përkrahur veprimet sindikale të SBASHK-ut, Sindikatës së Policisë, Sindikatës së Pavarur të Doganës dhe sindikatave tjera reth pakënaqësive që i kanë shprehur lidhur me Projektligjin për pagat.
“BSPK kërkon nga qeveria të ndërmerr masa që përmes dialogut t’i përmirësoj këto lëshime duke bërë plotësim/ndryshimet e këtij Projektligji me kërkesat e dala nga Sindikatat”, potencohet në njoftimin e BSPK-së.
Përmes këtij njoftimi BSPK-ja ka shprehur përkrahje për cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmarrin sindikalistët konform Ligjit për Organizimin sindikal, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve në vend.