Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do ta përkrah protestën e punëtorëve të arsimit të paralajmëruar për nesër.
“BSPK i përkrahë veprimet sindikale të SBASHK-ut, rreth pakënaqësive që i kanë shprehur lidhur me Ligjin për pagat dhe kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa që sa më shpejtë t’i përmirësoj këto lëshime duke bërë plotësim/ndryshimet me kërkesat e dala nga SBASHK-u”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.
Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar për nesër një protestë para ndërtesës së Qeverisë.