Buffett: Bitcoini do të ketë fund të keq

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 22:26 | Nga

Miliarderi Warren Buffett ka thënë se firma e tij nuk ka interes të futet në “cirkun” e parasë digjitale Bitcoin.

“Ne asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë e tij”, tha shefi Ekzekutiv i “Berkshire Hathaway”, në një intervistë për CNBC.

Për të Bitcoin është një mirazh, një flluskë që së shpejti do të plasë. Por a do të ngrihet Buffett kundër Bitcoinit?

Përgjigjia e tij është jo. “Unë kam mjaft probleme me gjërat që njoh, pse duhet të ngrihem kundër diçkaje që nuk e kam idenë se çfarë është,” shpjegon ai.

“Ajo që po ndodh momentalisht me Bitcoin do të ketë një fund të keq”, tha ai. “Kur dhe si do të ndodh, këtë nuk e di.”

Buffett tha se Berkshire Hathaway është i fokusuar në identifikimin e bizneseve premtuese dhe investimin tek to.

Çmimi i bitcoinit ra 3.69% në 13.907 $ të martën, sipas të dhënave nga industria e internetit CoinDesk. Monedha digjitale vlen më shumë se 1.500% gjatë 12 muajve të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme