Portieri i PSG-së, Gianluigi Buffon thotë se Juventusi është ekipi më i frikshëm aktualisht në Ligën e Kampionëve dhe askush s’e do përballjen me të.
Ai gjithashtu thotë se do të kishte dashur që Napoli e Interi të arrinin të kalonin fazën e grupeve, pasi ishin shumë afër për ta bërë këtë, transmeton Koha.net.
“A është Juventusi ekipi më i fort deri tani? Po, sepse është ekip që ka dhënë indikacione të forta dhe të sakta, ne s’e kemi gjetur këtë ende sivjet. Në vitet e fundit mendoj se ishte një nga ekipet më të forta në aspektin e mentalitetit, të bashkuar dhe të solidarizuar. E kur kësaj i shton Cristiano Ronaldon është e qartë se askush s’dëshiron të përballet me Juventusin”, është shprehur ish-portieri i kësaj skuadre.