Sipas Marca, portieri veteran Gianluigi Buffon, mund të largohet nga skuadra franceze, Paris Saint-Germain.
Në kontratën e Gigi Buffon ekziston mundësia që ai të qëndrojë edhe një vit në PSG, mirëpo kjo e fundit është e interesuar në portierin David de Gea, shkruan Goal.
Marrëdhëniet midis Buffon dhe PSG-së janë ende të shëndosha, mirëpo nëse të dy palët nuk e arrijnë një marrëveshje të përshtatshme, Buffon mund të largohet nga ky klub për shkak se ai ende dëshiron që të luajë.