Shukri Buja iu bashkua sot kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu, për të bërë homazhe për nder të 28-vjeotrit të Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Shtimes.
Homazhet nisen te shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari, për të vijuar te kompleksi memorial i dëshmorëve të Reçakut, Mollopolcit dhe Zborcit.
“Në këto ditë të veçanta është e rëndësishme të nderojmë ata që dhanë gjithçka nga jeta e tyre, që ne sot të gëzojmë lirinë dhe të ardhmen tonë” u shpreh Buja.