Bujqit e Gjilanit mbështesin kadidatët e LDK-së për deputet

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 16:25 | Nga

Bujqit e Gjilanit kanë ofruar përkrahje maksimale për kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet nga kjo komunë dhe kryeministrin, Avdullah Hoti.

Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Ramiz Ramadani, ka falënderuar fermerët për praninë masovike, e cila sipas tij është shumë domethënëse për fitoren e madhe të 11 qershorit. “Programi i LDK-së për bujqësi është padiskutuar më i miri. Lajmi më i mirë është trefishimi i buxhetit për subvencionet e bujqësi në qeverinë Hoti”, tha Ramadani.

Ndërkohë, kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së në Gjilan, Lirije Kajtazi, tha se me politikat e mira të qeverisjes së LDK, në krye me kryeministrin Hoti, do t’ua lehtësojnë këtë veprimtari, në mënyrë që profiti i bujqve të jetë më i madh.

Kandidati Imeti Rrahmani, falënderoi fermerët e prodhuesit në sferën e bujqësisë për këtë përkrahje për LDK’në. “Ne duhet të punojmë që bujqit me punën e tyre të ndihen krenarë dhe të sigurt ekonomikisht, në mënyrë që të përfitojnë të mira materiale. Ne do të jemi përkrahës të çdo iniciative për mirëqenien tuaj”, tha Rrahmani.

Ndërkaq, kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi, duke falënderuar bujqit e Gjilanit për mbështetjen masive, konfirmoi që këtë do t’ia kthej me përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Republikës. “LDK ka listën më të mirë prej profesionistëve dhe me duar të pastra, prandaj na duhet mbështetja juaj”, tha Bunjaku Rexhepi.

Koalicioni i djathtë, i zhvillimit e i Akademikëve është alternativa e vetme për qytetarët e Kosovës, u tha, ndër të tjera, nga bujqit e Gjilanit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme