Drejtori për Siguri në Burgje në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Burim Buleshkaj, gjatë kontrolleve mjekësore te i ndjeri Astrit Dehari nuk janë vërejtur shenja të mërzitjes me të cilat do të rekomandohej një mbikëqyrje më e madhe ndaj tij.
I ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë”, Buleshkaj ka thënë se raportet e punëtorëve socialë, psikologëve dhe mjekëve nuk kanë thënë se Dehari ka qenë në gjendje të keqe mendore apo emocionale.
“E ka vizituar psikologu, mjeku, punëtori social dhe raportet e tyre thonë që e ka gjendjen e mirë, qetë. Do të thotë nuk ka pasur asnjë vërejtje siç kemi raste kur me rekomandime të punëtorit social apo psikologut të çon në vëzhgim më të shpeshtë apo edhe permanent”, tha Buleshkaj.