Bullgaria bëhet vendi i fundit që pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Bullgaria u bë vendi i fundit që pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca të premten në pritje të hetimeve mbi sigurinë e saj.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov urdhëroi ndalimin e të gjitha injektimeve duke përdorur vaksinën AstraZeneca ndaj COVID-19 derisa Agjencia Evropiane e Barnave “të mos hedhë poshtë të gjitha dyshimet” në lidhje me sigurinë e vaksinës, sipas një deklarate të qeverisë.

Agjencia Evropiane e Barnave lëshoi ​​të enjten një deklaratë duke thënë se përfitimet e vaksinës AstraZeneca tejkalojnë rreziqet dhe nuk rekomandoi pezullimin e përdorimit, raporton CNN.

EMA tha se ishte në dijeni që Danimarka po e pezullonte atë për shkak të raporteve të mpiksjes së gjakut tek njerëzit që e kishin marrë atë, por tha: “Aktualisht nuk ka indikacione se vaksinimi i ka shkaktuar këto gjendje, të cilat nuk renditen si efekte anësore me këtë vaksinë “.

Të ngjashme