Bullgaria do të mbyllë shkollat, restorantet dhe qendrat tregtare për dhjetë ditë, duke nisur nga 22 marsi, në tentim për ndalur përhapjen e COVID-19, ka bërë të ditur të enjten Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.
Bullgaria, që më 4 prill do të mbajë zgjedhjet parlamentare, ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë shënuar 4.201 raste pozitive me COVID-19.
Sipas raporteve, në spitale janë të shtrirë 7.804 pacientë, përfshirë 609 që janë në kujdes intensiv.
Në 24 orët e fundit, në këtë vend kanë vdekur 136 persona si pasojë e COVID-19, duke rritur numrin e përgjithshëm në 11.715. Gjithsej raste pozitive në këtë vend, nga fillimi i pandemisë, janë shënuar 291.769.