Bullgaria nuk do të dëbojë diplomatë rusë

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 12:43 | Nga

Bullgaria nuk do të dëbojë diplomatë rusë si përgjigje ndaj sulmit me agjent nervor në Britani, për të cilin qeveria britanike ka fajësuar Moskën, ka njoftuar kryeministri bullgar.

Boyko Borissov ka thënë se shteti i tij duhet të vazhdojë të mbajë dialogun me Rusinë pas situatës së përshkallëzuar mes Moskës dhe Perëndimit, si pasojë e sulmit me agjent nervor.

Disa shtete evropiane, duke përfshirë Greqinë, Portugalinë, Slloveninë dhe Austrinë nuk i janë bashkuar aksionit të dëbimeve.

Bullgaria ka shprehur solidaritetin me BE-në dhe NATO-n duke u konsultuar me ambasadorin e saj në Moskë, mirëpo ka theksuar se nevojiten ende të dhëna për të marrë hapa.

“Si udhëheqës të Këshillit Evropian ne duhet të mbajmë të hapur kanalin e komunikimit, ashtu siç kemi bërë disa herë kur situata është tensionuar në rajon, siç është rasti me Turqinë. Njëjtë duhet të veprojmë edhe me Rusinë”, ka thënë Borissov.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme