Deputeti i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, si kundërshtuesi më i zëshëm i versionit të komisionit qeveritar për marrëveshjes së ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, ka këmbëngulur në kundërshtimin që ka për caktimin e kufirit.
Bulliqi në fjalimin e djeshëm në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së ka deklaruar se Demarkacioni është bërë keq. Ai ndër të tjerash i është drejtuar kryeministrit Isa Mustafa se ka gabuar dhe se kufiri me Malin e Zi nuk është aty ku pretendojnë ekspertët, përcjellë AktivPress.
Ai ka shtuar se kanë marrë shumë akuza se po e kundërshtojnë liberalizmin e vizave dhe antarësimin e Malit të Zi në NATO, por që sipas tij kjo nuk qëndron.
Bulliqi ka propozuar që të kërkohet zgjidhje me consensus politik me të gjitha partitë, ose siç ka thënë ai “ta sjellim Demarkacionin në kuvend dhe ti japim drejtim”.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës pretendon se ka marrë votim unanim për Demarkacionin, në Këshillin e djeshëm të kësaj partie.
Fjalimi i plotë i Bulliqit në Këshillin e LDK-së, i postuar në Facebook:
Të nderuar anëtare të këshillit të përgjithshëm të LDK-së
Me lejoni te ju përshëndes dhe njehërit të ju falënderojë nëse keni durim për te dëgjuar dhe kuptuar qëndrimin tim edhe njëherë rreth demarkacionit. Ne ketë temë unë jam hyrë më arsyen më të sinqertë për ta interpretuar nga aspekti shkencore dhe faktik problemin e krijuar rreth çështjes se kufirit me Malin e Zi, por që të politizohet skajshmërisht, dhe kaq tragjikisht nuk ma kishte marre mendja.
Jam munduar të eci në rrugën institucionale për ta sqaruar duke kontaktuar fillimisht Kryeministrin Mustafa dhe duke i sqaruar që të ketë kujdes, dhe në atë takim fituam përshtypje unë dhe kolegu Florim se u sqaruam dhe do të ketë mundësi të korrigjohen gjërat sepse kishte kohë pasi Mali i Zi ende se kishte ratifikuar në kuvend ketë marrëveshje.
Për çudi menjëherë pas disa ditësh ne morëm ofendime më të ulëta të mundshme dhe denigrimet për këto dy vite me radhë. Ecja ime në ketë drejtim ka qenë në dy drejtime e para që mos ta lejojmë LDK-në që të jetë ajo që po mbron ketë çështje të gabuar, dhe njëkohësisht të paraqesim profesionalizmin siç e kërkon edhe arsyeja dhe momenti.
Kjo nuk u bë e mundur dhe filloi një beteje e goditjeve nga jo profesionistet dhe nga mercenaret që cyteshin të na dëmtojnë në çdo aspekt.
Të gjendur në ketë situate edhe nga prononcimet ndërkombëtare që ishin vetëm vlerësues sipërfaqësor por jo në thelb të problemit u krijua një situatë amullie.
Presioni që është bëre se ne që po kundërshtojmë ketë formë të demarkacionit nga lidershipi ynë për mua ka qenë antikushtetues dhe jo parimore dhe jo me interes për ta zgjedhur situatën në drejtimin e duhur por për ta tensionuar edhe me shumë.
Ne ketë loje mendoje se ka përfituar personalisht dhe politikisht Hashim Thaci me marrjen e postit të presidentit duke e tensionuar situatën politike dhe duke favorizuar PDK-në si parti që është e ”disiplinuar” duke mos pasur asnjë qëndrim të qartë rreth demarkacionit.
Kjo u pa se fundmi kur edhe në konventën e tyre që demarkacioni të zgjidhet me ”konsensus nacional politik ndërpartiak”.
Të nderuar anëtar të këshillit të përgjithshëm e di që do ketë reagime ndoshta edhe tash nga salla këtu por po ju garantoje që kufiri është bëre keq, ka fakte të mjaftueshme dhe të faktueshme.
Një gjë i siguroj të gjithë të pranishmit se qëllimi im ka qenë dhe është që të kontribuoj që Kosova mos të humb territor, kur them mos të humb territor nuk aludoj në pjesët që u janë marrur shqiptarëve nepër konferencat e famshme, por për territor që vet regjimet Jugosllave e lëne brenda kufirit të Kosovës me delimitimin e viteve 1945/46.
Ne kemi prezantuar materiale aq shumë, bindëse që nuk mund ti rrezoj askush. Të gjitha ato komisionet të kota u krijuan për te tentuar të bindin opinionin e gjerë se Kosova s,po humb asgjë duke berë edhe shpenzime shtesë për vendin.
Për të gjithë ata që kanë dyshime në kundërshtimin që unë dhe te tjerë e kemi berë rreth kësaj marrëveshje, ju bej apel që ti pyesin autoritetet e Malit te Zi se kah ju erdhi ajo sipërfaqe shtesë, e kam fjalën për publikimin që e kemi bërë ku kemi dëshmuar se Mali i Zi po rritet në sipërfaqe, kuptohet në dem të Kosovës.
E çart që na keni akuzuar për pengim të liberalizimit të vizave gjë që nuk është krejt e sigurt edhe po te ndodhte kjo që liberalizimi do te ndodh. E di që është folur se po pengojmë hyrjen e Malit te ZI ne NATO dhe po lejojmë Rusinë të jetë prezentë, edhe kjo nuk qëndron sepse muajin e ardhshëm Mali i Zi po futet në NATO e dini besoje.
E di që na keni akuzuar se po konrketojmë më opozitën gjë që nuk është e vërtet. E di që na keni akuzuar se miqtë tanë ndërkombëtare po na i largoni më qëndrimet tona që nuk është e vërtetë, sepse me miqtë ndërkombëtare asnjëherë nuk është lejuar kundërshtimi profesional të paraqitet para tyre, por vetëm mjegullës dhe politizues mjafton të kthehemi të data 3 gushti 2016 epilogu u tregua para se të përfundoj debati. E di që do të thoni LDK-ja është dëmtuar, por ketë nuk e kemi bëre ne, e kanë bëre ata që janë sjell jo konform situatës se krijuar “DUKE
DASHUR TA DUAN E KANË KAFSHUAR RENDË LDK”.
Të nderuar për mua në ketë situate të krijuar për demarkacionin do të propozoja që kjo temë të mbyllet me një fjali, ”edhe pse këshilli i përgjithshëm mendon se demarkacioni aktual është mirë ne kërkojmë zgjidhje me konsensus politik me të gjitha partitë ose ta sjellim në kuvend dhe ti japim drejtim.
Sipas informative që kemi Parlamenti Evropian është shumë i interesuar të zvarritet kështu demarkacioni sepse thonë se as ne nuk jemi të njëzëri për ta mbështetur në liberalizim Kosovën arsyet janë të njohura pesë shtetet të BE-së ende se njohin Kosovën, dhe pas problemit anglez ka divergjenca edhe më të mëdha, si dhe situatat rajonale e globale marre parasysh.
Por nëse ne e fusim në proces të zgjidhjes edhe më kushtin e anulimit të këtij versioni do të dalim të gjithë fitues kjo ska dyshim. Do na hap mundësi që më komisionin e Malit të Zi të ulemi, edhe njëherë dhe nëse nuk arrijmë më fakte ti bindim e që faktet janë krejt në anën tonë.
Arsyetimet se kjo gjë nuk behët nuk qëndrojnë sepse në çdo marrëveshje ka edhe kontestime dhe komisioni i Malit të Zi mundet lehtësisht në parlamentin e tyre ta sqaroj të gjeturat plotësuese për ta korrigjuar problemin edhe në gjuhën angleze mundet të quhet ADENDUM që është edhe term juridik i pranueshëm. Nëse edhe ky opsion nuk kalon atëherë shkohet në arbitrazh dhe çka do që vendose arbitrazhi nuk ka nevoje mandej të vihet në kuvendin e Kosovës sepse merret si punë e përfunduar përveç konfirmimit formal që duhet pranuar.
Te nderuar e kuptoje edhe atë që na thonë se ne asnjëherë nuk kemi caktuar kufi por na i kanë bërë të tjerët, kjo nuk qëndron sepse sot jemi autonom të vendosim vetë mbi bazën e dokumenteve dhe ligjeve të ish RSFJ dhe KSAK, e di që ka zëra që thonë se nëse kufiri konfirmohet se është drejte dhe ne kemi penguar koti unë jam i gatshëm të marre përgjegjësinë politike morale e profesionale.
Por e di edhe një gjë që edhe pyes nëse vërtet vërtetohet se është gabim, çka do të bëjnë ata që e kane mbrojtur të keqën.
Nga unë nuk do keni asnjë ngushtim sepse ju kuptoje se nuk jeni në temë profesionale por keni pasur vullnet pozitiv të zgjidhjes se problemit ndërsa për mua dhe ekipet që kundërshtojnë do të jetë një qetësim shpirtërorë, një obligim kushtetues dhe kombëtarë dhe një vlerë që mbi ” partin është kombi e shteti ”.
Strukturat profesionale dhe politike të partisë nuk arritën që pas vdekjes së presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës ta realizojnë dëshirën e tij për himnin e Kosovës, e gjithashtu edhe flamurin si simbole identifikuese dhe jashtëzakonisht frymëzuese për popullin. A do të thotë kjo që prapë strukturat politike dhe profesionale të LDK-së mos ta realizojnë edhe vijën kufitare me Malin e Zi sipas fakteve të prezantuara nga Dr. Ibrahim Rugova dhe Enver Maloku. Sot po ju publikoj edhe ketë fakte që kufirin më Malin e Zi e paraqesin sipas delimitimit 1945/46.
Deri dje zoti kryetar i partisë sime dhe zoti kryeministër i vendit keni berë gabime që janë njerëzore për secilin, dje keni thënë një gjë në parlament që po të ishte thëne në vitin 2015 sot nuk kishim biseduar aspak për demarkacionin, dje thatë po citoje “unë e kam gjetur të përfunduar punën e komisionit të kufirit dhe nëse është bërë gabim ata mbajnë përgjegjësinë për gabimet sepse unë nuk jam profesionist por jam institucional të ju besoje institucioneve “.
Ky deklarim qëndron dhe kemi kohe për veprim.