Komisioni për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror është duke prezantuar para Qeverisë së Kosovës, raportin e të gjeturave të reja në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.
Kryetari i komisionit Shpejtim Bulliq, tha se komisioni paraprak ka tejkaluar kompetencat e tij duke e përcaktuar një vijë të re kufitare pa një marrëveshje paraprake.
Bulliqi ka konstatuar se puna e komisionit është reflektuar me të meta thelbësore, raporton Ekonomia Online. Puna e ish-komisionit është drejtuar me të meta thelbësore të cilat edhe kanë determinuar këto përfundime.
“Ish-komisioni ynë ka tejkaluar kompetencat e tija duke i lejuar vetës t’i futet përcaktimit të vijës së re mes Kosovës dhe Malit të Zi pa një marrëveshje ndërkombëtare paraparake. Kjo për fakte se në marrëveshjen e nënshkruar është thënë se çështja e demarkacionit është lënë të kryhet brenda dy viteve pasi të hyjë në fuqi kjo marrëveshje”.
“Ish-komisioni ynë ka qenë i thirrur të shënjojë vijën e dikurshëm kufitare dhe në asnjë mënyrë të shënjojë vijë të re kufitare me Malin e Zi. Nga materialet e ish komisioni konstatohet se nuk është trajtuar dokumentacioni për kufizimin e kufirit me Malin e Zi nga vitit 45-46 dhe të dhënat shoqëruese hapësinore”.
“Gjatë negociatave janë prezantuar të dhënat se dëshmojnë se pjesët e Kosovës kanë mbetur jashtë territorit të Kosovës por pastaj janë larguar nga tavolina e bisedimeve gjatë marrëveshjes. Ish komisioni e ka pranuar si të mirëqenë se çdo mungesë e mbulimit të territorit me kadastër nga ana jonë është pranuar se i takon palës malazeze”.
“Nga të dhënat e siguruara vihet në përfundim se kontrolli fektiv i institucioneve tona mbi ato territore ka ekzistuar pa ndërprerë që nga vitit 1945-46 me vendosjen e vijës administrative mes Kosovës dhe Malit të Zi deri në ditët e sotme”.
“Në punën e ish komisionit komisioni konstaton në mënyrë unanime se vija kufitare në marrëveshjen për kufirin mes Kosovës dhe Malit të 26 gushtit 2015 nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish krahinës socialiste autonome të Kosovës”.
Ai ka folur edhe puna e komisionit që vet udhëhoqi ka qenë e fokusuar në tri drejtim në analizën e raportit të komisionit paraprak, hulumtimin dhe puna në teren dhe hulumtimi i faktografisë.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1605856149458241/?notif_id=1512375655709541¬if_t=live_video_explicit