Bulliqi u shpreh ngushëllime familjarëve të 28-vjeçarit që u godit mbrëmë nga një veturë

Prishtinë | 01 Jan 2023 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Në orën 00:30 mbrëmë një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, ku është goditur për vdekje një 28-vjeçar.

Këtë e konfirmoi për media zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të 28-vjeçarit, Arbnor Jupolli.

“Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike, të bashkëvendasit tonë Arbnor Jupolli nga fshati Shajkoc.

Në këto momente të dhimbjes dhe pikëllimit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jupolli, miqtë dhe të gjithë ata që njohën Arbnorin!”, shkroi ai.

Të ngjashme