Përzgjedhësi në largim i Kosovës, Albert Bunjaki, ka konfirmuar se për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për kampionatin botëror “Rusia 2018”, do të ftojë Herolind Shalën e Bersant Celinën, transmeton Koha Ditore.
Ky i fundit nuk është ftuar në ekipin “A” që nga ndeshja e 9 tetorit të vitit të kaluar kundër Ukrainës, që Kosova e humbi në Krakow të Polonisë me rezultatin 3:0, kurse Shala nuk është ftuar për dy ndeshjet e fundit kundër Kroacisë dhe Finlandës të zhvilluara në fillim të këtij muaji.
Shala nuk u ftua për shkak se nuk kishte skuadër. Për herë të fundit me Kosovën luajti në qershor. Por 25-vjeçari pasi u transferua te Lungby në Danimarkë, do të ftohet për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Islandës.