Burbock në Lindjen e Mesme, do të vizitojë Jordaninë, Izraelin dhe Libanin

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Analena Baerbock është nisur për një udhëtim në Lindjen e Mesme, me qëllim lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, përfshirë tetë gjermanë.

Burbock do të vizitojë Jordaninë, Izraelin dhe Libanin.

Pak para nisjes së saj për në Aman, ministrja përsëriti “solidaritetin e palëkundur” të qeverisë gjermane me Izraelin, duke theksuar në të njëjtën kohë se “lufta jonë është kundër Hamasit dhe jo kundër popullatës civile palestineze, e cila gjithashtu po vuan shumë”.

Baerbock gjithashtu vuri në dukje se dëshiron që me udhëtimin e saj të avancojë përpjekjet për të liruar pengjet e rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të tij ndaj Izraelit.

Të ngjashme