Burgim i përjetshëm për sulmin e qëllimshëm me veturë në Gjermani

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Një gjykatë gjermane dënoi një burrë me burgim të përjetshëm për goditjen e dhjetëra njerëzve me veturë qëllimisht në qytezën Volkmarsen vitin e kaluar, me ç’rast kishte lënë dhjetëra të lënduar, përfshirë 20 fëmijë.

Burri tashmë 31-vjeçar u akuzua për drejtimin e veturës qëllimisht drejt një grupi njerëzisht me qëllim mbytjen e tyre në periudhën e karnavaleve, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

“Gjykata sot pa dyshim arriti në përfundim për qëllimin e të pandehurit për të vrarë”, tha para gazetarëve prokurori shtetëror, Tobias Wipplinger, duke shtuar se i pandehuri qëndroi i heshtur gjatë tërë gjykimit dhe nuk u rrëfye, gjë që do të mund t’ia zbuste dënimin.

“Viktimat nuk morën ndonjë përgjigje në proces për atë se pse i akuzuari e kreu këtë akt”, tha prokurori.

Avokati i të pandehurit refuzoi të komentonte për motivet e klientit të tij. “E kam detyrën për konfidencialitet dhe është e drejta e secilit të pandehur që të qëndrojë i heshtur. Ky është vendimi i tij dhe gjykata duhet ta pranojë atë”, tha avokati Bernd Pflaging

Të ngjashme