I burgosuri i Dubravës qep gojën dhe hyn në grevë urie (Video)

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 19:56 | Nga

Brenda qelisë në burgun e Dubravës ka ndodhur një veprim i pazakontë. Një i burgosur e qepi gojën për shkak se i ishte refuzuar kërkesa e tij për pushim në fundjavë në shtëpinë e tij.

Ai madje kishe paralajmëruar drejtorinë e burgut të Dubravës se do ta qepë gojën derisa të vdesë në grevë urie.

I burgosuri me inicialet Sh.H. në burgun e Dubravës e ka qepur gojën e vetë. Këtë veprim e bëri pasi i ishte refuzuar pushimi në shtëpi për fundjavë.

Kërkesa e tij ishte refuzuar edhe për gjashtë muaj të tjerë në janar të këtij viti nga Qendra Korrektuese e Dubravës e udhëhequr nga Zyrafete Imeraj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme