Burrë e grua nga Malësia e Malit të Zi vdesin në aksident trafiku në Amerikë

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Në një aksident komunikacioni në Amerikë kanë vdekur burrë e grua nga Mali i Zi, Biserë Rami dhe Muharrem Frulkcaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes shkrimeve në Facebook.

“Një grua fantastike, nga një familje e mrekullueshme tipike Malësore, me vlera të mëdha njerëzore, Biserë Rami Frluçkaj ndërroi jetë me burrin e saj në një aksident të komunikacionit”, thuhet në njoftimin e familjarëve”.

“Sot me 28 Gusht e kishte marr biletën për të ardhur në Malësi, që ti votonte dhe suportonte partitë Shqiptare, si njeri i mirë që ishte, me zemër të pastër, që e donte atdheun e vet, por jeta e njeriut është e tillë, i ndodhi rreziku në New Jersey, tek George Washington bridge, ku humbi jetën tragjikisht me bashkëshortin e saj, Muharem Frluçkaj”, thuhet tutje në njoftim. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme