Burri e gruaja në Prishtinë rrehen mes vete për vit të ri, përfundojnë në spital

Prishtinë | 01 Jan 2022 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Një burrë dhe një grua (bashkëshortë) zgjodhën që ditën e fundit të vitit 2021 mos ta presin me valle e festë, por me grushte e dhunë.

Ata pas një mosmarrëveshje dje rreth orës 11:00 u rrahën mes vete.

Policia ka thënë se që të dy pranuan tretman mjekësor, e më pas u intervistuan.

“Pas një mosmarrëveshje në familje janë rrahur mes veti dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovar-e (bashkëshort). Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thekson raporti.

Të ngjashme