Burri i Albulena Haxhiut paralajmëron Thaçin dhe “pionët e tij institucionalë”

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Alban Krasniqi i Vetëvendosjes ka deklaruar sot se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkëpunëtorët e tij në institucione nuk do t’ia hedhin paq me lojën e rrezikshme që po tentojnë të luajnë.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se në këtë gropë do të bien të parët ata që po e hapin.

Postimi vjen ditën që mediet raportuan se Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të dekretit të presidenti Thaçi, që do të thotë se Qeverinë mund ta formojnë edhe partitë e tjera që kanë shumicën parlamentare, jo vetëm VV – e cila në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 doli si e para.

POSTIMI I PLOTË:

Nuk do ia hedh paq as Thaçi e as piunët e tij institucional.

Loja e rrezikshme që po tentohet të luhet me parimet dhe rregullat e demokracisë është gropa në të cilën të parët do bien ata që po e hapin.

Askush nuk është i paprekshëm kur i shërben krimit politik duke cenuar rëndë demokracinë.

Nuk do ndalemi!

Deri në çkapjen e shtetit!

Deri në bërjen e republikës!

Të ngjashme