Burri ia merr dokumentet e vizën gruas dhe ikën në Gjermani

Prishtinë | 19 Gus 2023 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, i njëjti i ka marrë çantën dhe ka ikur në Gjermani.

Ankuesja, zyrtarëve policorë iu ka thënë se në çantën e saj ka pasur dokumentet personale si dhe vizën gjermane.

Policia e Kosovës thotë se me këtë rast është njoftuar prokurori.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Obiliq.

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

Obiliq 17.08.2023-19:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin –të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti i ka marrë çantën me dokumente personale dhe vize gjermane dhe është larguar me veturë në drejtim të Gjermanisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Të ngjashme