Mbrëmë, pas mesnate në fshatin Mejë të Gjakovës, një person është gjetur i shtrirë në tokë, pa shenja jete.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, i moshës rreth 70-vjeçare u gjet me lëndime të rënda, gjakderdhje në kokë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku fillimisht rasti është cilësuar si aksident trafiku, por për shkak të gjendjes, Prokurori ka iniciuar nisjen e hetimeve për vdekjen e viktimës.
Burri 70 vjeçar kishte qenë më biçikletë në momentin kur humbi jetën, thonë tutje burimet.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për detaje të tjera.