Një burrë në Skenderaj dje ka raportuar në Polici se e ka gjetur veturën të cilën ia kishin vjedhur më 24 prill, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjali bëjnë të ditur se ai është njoftuar nga një i afërm i tij se vetura e vjedhur është parë në një rrugë të malit në fshatin Lubavec të Skenderajt.
Ajo dyshohet se është lënë aty pasi kishte mbetur pa naftë.
Sipas burimeve, vetura nuk ka dëmtime të mëdha, por vetëm disa gërvishtje të vogla dhe i është kthyer pronarit.