Burri nga Afganistani i preu hundën gruas së tij, pasi kjo e fundit ia kërkoi divorcin

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Afganistani ia preu hundën gruas së tij me një thikë kuzhine, pasi ajo ia kërkoi divorcin, thanë zyrtarët të premten, ndërkaq vazhdon rritja e dhunës në familje e shkaktuar nga bllokimi i coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, gruaja afgane e cila është nënë e një djali shtatëvjeçar, po përpiqej të braktiste burrin e saj, i cili e kishte ndaluar atë të dilte nga shtëpia e tyre në provincën jugperëndimore të Paktikës.

Sulmi ndaj 24-vjeçares ndodhi në fillim të këtij muaji, ndërsa policia arrestoi burrin këtë javë. Gruaja pas trajtimit u dërgua në shtëpinë e babait të saj.

“Burri i saj e goditi atë dhe ia copëtoi hundën me një thikë të mprehtë kuzhine”, tha Khoshboo Maidanwal nga departamenti i çështjeve të grave.

Maidanwal shtoi se në dy muajt e fundit zyra e saj ka regjistruar 13 raste të dhunshme të abuzimit në familje. /Telegrafi/

Të ngjashme