Burri nga Fushë Kosova e rrah gruan, e bën për spital

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se kanë arrestuar në Fushë Kosovë një person të dyshuar për dhunë në familje.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K / Shqiptare (bashkëshorten e tij). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raport të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme