Burri nga Lipjani sulmon gruan me një mjet të fortë

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Lipjan, meqenëse i njëjti dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten e tij me një mjet të fortë, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 21.04.2021 – 18:08.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti me një mjet të fortë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në  lidhje me rastin  është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Express

Të ngjashme