Burri nga Malisheva denoncon gruan e tij për ushtrim të dhunës fizike dhe psikike

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Një person nga Malisheva ka denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë fizike e psikike.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve dhe familjarëve të tjerë dhe iu ka bërë presion vazhdimisht.

Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin, por e dyshuara e ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj tyre, ndërsa burri dhe familja e tij nuk kanë pranuar që ajo të kthehet te shtëpia e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.

Të ngjashme