Policia e Kovës ka njoftuar se e ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë për arsyejet e bazuara se i njëjti e ka rrahur gruan e tij. Rasti ka ndodhur në Rahovec.
“Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për arsye se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e Shqipërisë me të cilën bashkëjeton duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.
Rasti është hapur nga policia për dhunë familjare.