Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij (shtetase e Shqipërisë).
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 15 maj rreth orës 17:10, në Suharekë.
Siç thuhet në njoftim, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.