Ekonomia Online
FUNDIT

Burri sulmon familjarët me thikë dhe sëpatë, ther tri herë njërin nga vëllezërit

Burri sulmon familjarët me thikë dhe sëpatë, ther tri herë njërin nga vëllezërit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:10 në fshatin Kosuriq në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar me thikë dhe sëpatë nënën, motrën dhe dy vëllezërit e tij. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja është zhvilluar në shtëpinë e familjes, kur i dyshuari […]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:10 në fshatin Kosuriq në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar me thikë dhe sëpatë nënën, motrën dhe dy vëllezërit e tij.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja është zhvilluar në shtëpinë e familjes, kur i dyshuari 34-vjeçar kishte sulmuar me thikë dhe sëpatë familjarët e tij, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Në mënyrë që të pasivizohet i dyshuari dhe të shmanget më e keqja që u kanosej, familjarët e kanë lidhur me litar në tokë 34-vjeçarin, ndërkohë që kanë njoftuar Policinë për atë që ka ndodhur.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur të dyshuarin të lidhur në dysheme dhe me lëndime të dukshme në pjesë të trupit. Po ashtu është gjetur i plagosur tri herë me thikë njëri nga vëllezërit e të dyshuarit, i cili kishte edhe lëndime tjera nga goditja me mjet të fortë.

Lëndime ka marrë edhe nëna e të dyshuarit, e cila po ashtu u sulmua nga djali i saj.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, bashkë me nënën dhe vëllain të cilët mbetën të lënduar nga kjo ngjarje.

Mësohet se pas tretmanit mjekësor e gjithë familja ka përfunduar në stacion të Policisë ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 34-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e tri veprave penale “Vrasje në tentativë”, “Dhunë në familje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Të ngjashme