Bursat botërore e mbyllin vitin me humbje të mëdha

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Tregjet e aksioneve në të gjithë botën pësuan shitjen më të keqe për vitin 2018 që prej krizës financiare, duke i lënë investitorë me humbje dhe i përgatitur për luhatje në muajt e ardhshëm.

Trazirat në tregjet e kapitalit për 2018-ën janë nxitur nga shqetësimet mbi ngadalësimin e ekonomisë botërore, tkurrja e politikave monetare dhe të dhënat pesimiste të kompanive. Tensionet gjeopolitike nga lufta tregtare e Shteteve të Bashkuara me Kinën e deri te Brexit, kanë ndikuar gjithashtu në tregun e aksioneve.

Indeksi FTSE All World që mat performancën e bursave botërore ka rënë me 12%, që është performance më e dobët që prej vitit 2008. Indeksi i Shangait, ka humbur thuajse 25% të vlerës për vitin, pasi ra në territor të shitjes në gjysmën e parë të 2018-ës, prej luftës tregtare me SHBA. Kina është performuesi më i keq në treg për vitin 2018.

Në të gjithë botën, sesioni tregtar i 31 Dhjetorit solli një tregti të “përgjumur” , me volum të ulët, dhe dështoi t’i japë nxitje tregjeve. Megjithatë, për të gjithë indeksit kryesore të kontinenti të vjetër, përfshirë Londrën, 2018-a shënon performancën më të keqe që prej vitit 2008. Pasiguria nga Brexit ka shkaktuar trazira për paundin britanik dhe tregun e aksioneve në vend, ndërkohë që indeksi FTSE 100 i Londrës e mbylli vitin me 12% rënie.

Europa nuk ka pasur imunitet gjithashtu, ndërkohë që Euro Stoxx 50, ka humbur 15%. Investitorët po përgatiten për trazira edhe në vitin 2019, nga gjeopolitike e deri kushtet e tkurrura monetare, ndërkohë që Rezerva Federale ka shtypur pedalin e rritjes së shpejtë të normave të interesit dhe Banka Qendrore Europiane pritet ta bëjë gjatë Verës së ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme