Ish-presidenti amerikan, George H.W. Bush, është shtruar në spital shkaku i një infeksioni, një ditë pas funeralit të gruas së tij, Barbara-s.
Mediat amerikane raportojnë që ai është në kujdes intensiv. Në një deklaratë, zëdhënësi i familjes ka thënë që ai ka pasur një infeksion që i është shpërndarë në gjak, por se “po i përgjigjet trajtimit”.
93 vjeçari u shtrua në një spital në Houston mëngjesin e së dielës.
Bush kishte qenë president i SHBA-ve nga viti 1989 deri më 1993, ndërkaq i pari i Amerikës kishte arritur të bëhej edhe i biri i tij, George W. Bush.