Bushati: Marrëveshja me Serbinë e rëndësishme për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe NATO

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se Kosova kërkon një marrëveshje me Serbinë, që t’i zhbllokohet rruga drejt institucioneve ndërkombëtare.

“Unë preferoj të flas për atë që ka folur i pari i Kosovës. Thaçi ka folur për një marrëveshje që do t’i garantonte Kosovës hyrjen në OKB, në NATO dhe Kosova e Serbia do njohin njëra- tjetrën”, – u shpreh ministri.

Ministri Ditmir Bushati theksoi se: “Ministria e Jashtme është në një linjë me qeverinë, pasi qeveria është përgjegjëse për formulimin e politikës së jashtme. Dialogu Kosovë-Serbi ka qenë një çështje konstante në politikën shqiptare. Qëndrimi i Kryeministri Rama ka qenë i qartë, për nevojën e një strategjie të qartë nga autoritetet në Kosovë për t’u përballur në këtë proces”.

“I njëjti qëndrim është shfaqur dhe nga aktorët ndërkombëtarë. Në kushtet kur dy palë janë duke diskutuar, është shumë e nevojshme që t’u krijohet mundësia palëve që të shkojnë drejt një rruge që ofron zgjidhje. Edhe aktualisht ka kancelari të ndryshme që janë duke u thelluar në tema të caktuara dhe janë duke studiuar raste në të shkuarën”, – vijoi ministri Bushati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme