Bushati: Shqipëria angazhohet në NATO për më shumë stabilitet

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka pritur në takim zëvendës sekretaren e përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller.

Kryediplomati shqiptar theksoi edhe njëherë bashkëpunimin e mirë që ka Shqipëria me Aleancën Veriatlantike.

“Vendi ynë ka një bashkëpunim të mirë me strukturën euroatlantike dhe shtetet anëtare për mjaft çështje me rëndësi për sigurinë në rajon e më gjerë”, theksoi Bushati.

Ditmir Bushati tha se “Shqipëria zbaton angazhimet e saj në NATO në praktikë duke u përpjekur për të projektuar dhe rezonuar më shumë stabilitet demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Juglindore”.

Takimi i ministrit të Jashtëm shqiptar me të dytën e NATO-s vjen pak kohë pas samitit të organizatës më të fuqishme ushtarake në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme