Mesfushori spanjoll është rikuperuar nga lëndimi.
Sergio Busquets pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e së mërkurës që Barcelona e luan ndaj Romës në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Reprezentuesi i Spanjës ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë në fitoren ndaj Chelseat në Camp Nou me rezultat 3:0 dhe ka munguar për tri javë shkaku i këtij lëndimi.
Busquets nuk ka luajtur as në miqësoret e Spanjës ndaj Gjermanisë dhe Argjentinës, si dhe në barazimin 2:2 të Barçës ndaj Sevillas.
Diario Sport shkruan se Busquets është stërvitur rregullisht me skuadrën gjatë të hënës dhe se do të ftohet nga trajneri Ernesto Valverde për sfidën ndaj Romës.