Butrint Imeri – frika më e madhe e Luiz Ejllit, ja çfarë deklaron për të

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Big Brother VIP Albania është kthyer në një nga spektaklet më të shikuara, në të cilin banorët deri më tani kanë rrëfyer ngjarje e kanë krijuar situata të ndryshme.

Që pas një afrimiteti që pati Luizi me Kiarën, u tha se në shtëpi do të hynte këngëtari Butrint Imeri, i cili njihet si ish-i dashuri i moderatores shqiptare.

Kjo duket se është nuhatur brenda edhe nga vetë Ejlli, gjersa së fundmi ka biseduar me Kiarën, Efin dhe Maestron për këtë.

Ai tha se nëse do të hynte artisti nga Kosova në BBVA do ta nxirrte atë komplet jashtë loje.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet”, u shpreh Luizi.

Nga ana tjetër, Efi dhe Kiara i kërkuan të mos përmend emra të personave që nuk ndodhen aty.

Butrinti u tha se do ta befasonte Kiarën për ditëlindjen e 27-të, megjithëse një gjë e tillë nuk ndodhi.

I njëjti vazhdimisht provokoi ndjekësit, por që u mësua se kishte të bënte me publikimin e një kënge të re.

Të ngjashme