Deputetët nga Lista Serbe ka kohë që nuk kanë marrë pjesë ne seancat e Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës në të cilën do të bëhet Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, prezentë janë edhe deputet nga Lista serbe.
Në fjalimin e tij në Kuvend, shefi i Grupit parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se “sot po votojmë buxhetin dhe presim investime në komunat me shumicë serbe. Është momenti i fundit që të fillohet AKS-ja dhe çelësi i mbetjes së serbeve në Kosovë është Asociacioni”.
Lista Serbe është pjesë e koalicionit qeverisës me PDK-në e LDK-në, ndërsa ka 11 deputetë.
Ky koalicion në Kuvendin e Kosovës ka së bashku 78 deputetë.