Buxheti prej 8 milionë € i pamjaftueshëm për Graçanicën, Ajeti i kënaqur me bashkëpunimin me Qeverinë

Prishtinë | 17 Qer 2023 | 08:22 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetar i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, në një intervistë për Ekonomia Online, ka folur në lidhje me projektet që ka kjo komunë dhe bashkëpunimin me nivelin qendror dhe komunat e tjera.

Ai tha se si komunë kanë bashkëpunim të mirë me Qeverinë e Kosovës dhe komunat në regjionin e Prishtinës.

Sipas tij, komuna e Graçanicës si shumë komuna të tjera pandemia dhe kriza ekonomike e shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë ka ndikuar që të stagnojnë disa projekte, pas rritjes së çmimeve.

Ajeti pohoi se komuna e Graçanicës është ndihma nga Qeveria ku ka pasur nevojë.

“Po kemi bashkëpunim me ato çështjet që i kemi të përbashkëta dhe që kemi goxha shumë. Konsideroj që bashkëpunimi është i mirë dhe kemi ndihmesa prej Qeverisë, pra nga niveli qendror aty ku kemi nevojë. Me komunat ne regjion të Prishtinës i kemi një bashkëpunim shumë të mirë, tash pritet së shpejti ta kemi edhe një lloj marrëveshje mirëkuptimi me komunat të cilat na rrethojnë si nismë e komunës së Prishtinës për të gjitha çështjet të cilat i kemi të përbashkëta. Ta zëmë si qenët endacak, çështja e transportit, e mbeturinave e kështu me radhë”, tha ai.

“Sikur në komunat e tjera edhe në Graçanicë ka ndikuar për të keq. Së pari pandemi, pastaj lufta në Ukrainë, këtu ishte kulmi sepse u shtrenjtuan çmimet dhe dihet shumë mirë që edhe pjesa më e madhe e komunave po edhe niveli qendror kanë probleme në tenderim edhe për shkak të rritjes së çmimeve dhe ndryshimit të tyre. Kjo ka ndikuar shumë që të stagnojnë pak sa projektet”, tha ai. 

Ajeti tha se kjo komunë gjatë këtij viti ka në plan fillimin e një parku rekroativo-edukativ që është bashkëfinancim me Ministrin e Zhvillimit Rajonal.

Nënkryetari tha se buxheti i kësaj komune për këtë vit është 8 milionë euro bashkë me grandet qeveritare, ai shtoi se me këtë buxhet nuk po mund të arrijnë që t’i përfundoj të gjitha projektet, mirëpo me bashkëfinancim dhe donacione po i’a dalin, raporton EO.

“Gjatë këtij viti ta zëmë një me ministrin që e kemi të Zhvillimit Rajonal është një park rekroativo-edukativ që është bashkëfinancim i me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, që është një projekt goxha i madh të cilin besojmë që këtë vit do ta nisim, besoj vitin tjetër do të përfundoj. Kurse projektet e tjera e kemi Shtëpinë e Kulturës në Kishnicë e cila është në vlerë prej diku rreth 650 mijë euro financim nga Ministria e Kulturës. Për këtë vit është diku rreth 8 milionë edhe me grandet qeveritare dhe të hyrat vetanake. Sa i përket asaj sa arrimi që ti përfundojmë të gjitha normalisht jo. Mirëpo me bashkëfinancim dhe donacione të ndryshme ja dalim, por normalisht kemi nevojë edhe për buxhet shtesë”, tha ai.

Të ngjashme